Në Tiranë u organizua një ceremoni për mundësin Zelimkhan Abakarov, pas suksesit te arritur në Beograd

Federata Shqiptare e Mundjes dhe Komiteti Olimpik Shqiptar organizuan një ceremoni për të nderuar Kampionin e Botës, Zelimkhan Abakarovin. Ai i dha pë herë të perë mundjes shqiptare një medalje të artë. Vlerësime mori edhe mundësi tjetër Islam Dudaevin si edhe stafi i kombëtares kuqezi.

Kampioni i Botës në mundje, Zelim-kan Abakarov, u nderua nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Federata Shqiptare e Mundjes për suksesin e arritur në botërorin e zhvilluar në Beograd.

Në ceremoninë e zhvilluar në pallatin e sportit “Farie Hoti”, u nderua edhe mundësi tjetër Islam Dudaev, i cili fitoi medaljen e bronxit në kampionatin europian, si edhe stafi i kombëtares kuqezi.

Për kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, kjo është arritja më e madhe sportive dhe sportisti çeçen i natyralizuar si shqiptar nderoi Shqipërinë në mes të Beogradit.

Presidenti i federatës së mundjes Sait Prizreni, ndërsa vlerësoi arritjet e sportistëve, shpreson për të tjera suksese në vazhdim.

Edhe për kampionin e botës, kjo ishte një ditë e veçantë.

 “Ju faleminderit për këtë dhuratë që më keni bërë. I inkurajoj të rinjtë që të stërviten për të arritur në majë. Do të punoj të sjell të tjera suksese”, ka thënë Zelimkhan Abakarov.

Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe trajneri personal i kampionit  të botës, Arsen Abakarov, si edhe ai i kombëtares Leonard Çakmashi, për rezultatet e larta të arritura.

Kampioni u prit edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes”.

Zelihm-kan Abakarov mundi amerikanin Thomas Patrick Gilman në fianlen për peshat 57 kg.

Klan News