Problemet mbeten ne veri dhe juglindje të vendit

Prej mesditës së djeshme reshjet janë ndërprerë, por veriu dhe juglindja e vendit vijojnë të vuajnë problemet e shkaktuara nga dëbora.

Më problematike situata është në Qarkun e Dibrës ku raportohet për një sërë rrugësh problematike dhe fshatrash të bllokuar.

Me vështirësi kalohet në Rrugën e Arbrit, ku policia bën vlerësimin e automjeteve nëse kanë zinxhirë apo gomat e dimrit.

Probleme ka pasur edhe në Pukë. Dëbora preku edhe juglindjen ku në zonat e thella trashësia e dëborës arriti deri në 30 centimetra.

Në disa zona raportohen probleme me energjinë elektrike. Probleme edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës ku ka pasur ndryshime të orareve të trageteve.

Tv Klan