Reshjet e shumta në Malësinë e Madhe vështirësojnë kërkimet

Mbetet ende mister zhdukja e 3 të rinjve në Malësi të Madhe. Asnjë e dhënë se ku ndodhen, apo çfarë ka ndodhur me ta pasi celularët e tre të rinjve rezultojnë të fikur. Policia dhe familjarët e tyre po kërkojnë për Klement Pepajn, Vilson Cutajn dhe Danjel Pepajn, në zonat malore të fshatit Vrith të Malësisë së Madhe. Nga kërkimet nuk është gjetur asnjë shenjë e tyre dhe puna në terren është ndërprerë për shkak të reshjeve të shiut.

Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës ishte Danjel Pepaj, i cili ka thirrur me telefon Klementin dhe Vilsonin në një zonë malore të fshatit Vrith.

Më herët ata kishin bërë sherr me njëri-tjetrin. Pas kësaj telefonate rezultojnë se GPS e celularëve janë fikur dhe asnjë person nuk ka dijeni për zhdukjen e tyre.

Banorët e fshatit janë shprehur se sherri mund të ketë ndodhur edhe për një femër, por policia dyshon për konflikte që mund të kenë lidhje kanabisin.

Nga informacionet e policisë, Danjel Pepaj është parë të lëvizë më makinë mbrëmjen e 3 Tetorit në Shkodër, pikërisht natën kur u zhdukën edhe dy shokët e tij. Të afërmit e të zhdukurve kanë akuzuar pikërisht Daniel Pepajn se ka vrarë Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn.

Tv Klan