Provat klinike për vaksinën kineze, e cila po testohej në Brazil janë ndërprerë. Mësohet se gjatë provave autoritetet shëndetësore kanë raportuar probleme të shumta.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare mësohet se rregullatori brazilian i shëndetit Anvisa tha se ndërprerja e testimeve është bërë që në 29 tetor, por janë dhënë shpjegime të mëtejshme.

Vaksina Sinovac është në fazat përfundimtare të testimit global, por bllokimi që ka ardhur nga Brazili mund të shty procesin e hedhjes së saj në treg. Nga ana tjetër po kjo vaksinë është përdorur tek mijëra njerëz në Kinë për një program urgjent imunizimi.

Pse u ndërpre testimi?

Të hënën Anvisa tha se kishte “vendosur të ndërpriste provën klinike të vaksinës Sinovac pas një incidenti serioz“.

Skema e testimit të vaksinës

Provat e fazës së fundit për vaksinën Sinovac po kryhen gjithashtu në Indonezi dhe Turqi, por asnjëri nga këto vende nuk kanë njoftuar një pezullim.

Dimas Covas, kreu i Instituti të Kërkimit Mjekësor i tha medias lokale se pezullimi i gjyqit kishte të bënte me një vdekje. Sidoqoftë, ai këmbënguli se vdekja nuk kishte të bënte me vaksinën, por mund të ketë ardhur dhe për shkaqe të tjera.

Një pezullim i testimit të vaksinës nuk është një gjë e re, pasi në shtator Mbretëria e Bashkuar ndaloi provat për një tjetër vaksinë COVID-19 pasi një humbje jete.

Ndërkohë një ditë më parë kompanitë Prizer dhe Biontech njoftuan se janë afër prodhimit të vaksinës kundër COVID dhe u shprehën se është 90% e sigurtë./tvklan.al