Probleme në veri dhe juglindje të vendit

Ndërprerja e reshjeve të dëborës e përmirësoi këtë të mërkurë situatën e krijuar kryesisht në veri dhe juglindje të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, megjithatë në zonat malore prania e ngricave e vështirëson qarkullimin e automjeteve. Për drejtuesit këshillohet të bëjnë kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.

Më problematike situata paraqitet në disa fshatra të qarkut Dibër dhe Lezhë, pasi trashësia e dëborës është më e madhe. Edhe në juglindje të vendit, në zonat e thella dëbora arrin deri në 30 centimetra.

Me vështirësi vijon të kalohet në Rrugën e Arbrit, aty ku policia kërkon si kusht për qarkullimin përdorimin e zinxhirëve apo gomat e dimrit.

Sa i përket furnizimit më energji elektike situata është më e stabilizuar në 24 orët e fundit. OSHEE raporton për 3 fidera jashtë pune nga 1200 që ka gjithsej operatori. Aktualisht disa fshatra të thella Korçës, Kukësit dhe Dibrës kanë probleme me furnizimin me energji për shkak të motit të keq.

Tv Klan