Xhirimet për “The Batman” janë pezulluar përsëri, për shkak se aktori kryesor Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Sipas mediave amerikane, xhirimet filluan në Glasgow në fillim të këtij viti, por u ndërprenë për shkak të pandemisë.

Së fundmi, Warner Bros bëri të ditur se një anëtar i ekipit ishte izoluar dhe si pasojë xhirimet duhet të ndërpriteshin sërish për sigurinë e të gjithëve.

Nuk dihet se ku është infektuar aktori 34-vjeçar, por bëhet e ditur se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./tvklan.al