Në bashkinë Dibër procesi i numërimit është ndërprerë prej disa minutash. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Ermelinda Hoxhaj shkak i ndërprerjes është bërë lodhja e komisionerëve, teksa procesi pritet të rifillojë në mesditë.

Ndërkohë sa i takon rezultateve të deritanishme në këtë qark, duket se kryeson bindshëm Partia Socialiste. Më poshtë ju sjellim rezultatet e deritanishme për bashkitë e këtij qarku.

Në bashkinë e Dibrës kryeson PS me 3109 vota, ndërkohë PD-ASHM me 2465 vota, pra 42% ka arritur të marrë kjo parti deri në këto momente, teksa 53% i ka marrë PS.

Bashkia e Bulqizës kryeson Partia Socialiste më një rezultat me të thellë se bashkitë tjera të këtij qarku.

Në bashkinë e Klosit deri në këto momente janë numëruar gjysmat e kutive të votimit nga 26 në total, teksa në mesditë pritet të përfundojë numërimi. Edhe në bashkinë Mat kryeson PS.

Dibër

Partia Socialiste – 3109 vota

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 2465 vota

Bulqiza

Partia Socialiste  – 1896 vota

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 1132 vota

Klosi

Partia Socialiste – 2045 vota

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore -1173 vota

Mat

Partia Socialiste – 2822 vota

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 1591 vota

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe numërimit çdo orë, si dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al