Ndërpritet përfundimisht volejbolli në Itali



Ndërpritet përfundimisht volejbolli në Itali

11:40 13/04/2020

Bici: Ishte një vendim i pritshëm, shëndeti mbi të gjitha

Në Itali përhapja e Covid-19 po vendos verdiktet në sport. Kampionati i volejbollit u mbyll para kohe. Federata vendosi ndërprerjen përfundimtare të tij. Në Serie A1 luan edhe kapitenia e Kombëtares, Erblira Bici.

Ajo është pjesë e Busto Arsizio që e rendit në vendin e dytë. Sipas Bicit vendimi u mor në të mirë të sigurisë së shëndetit të të gjithëve edhe pse do të preferonte që të vendosej në fushë.

Ishte një vendim i pritshëm, por jo i dëshirueshëm, pasi prisnim ta mbyllnim në fushë. I rëndësishëm është shëndeti. Skuadra ime u rendit e dyta, duke u kualifikuar në kupat e Europës dhe Superkupën e Italisë.

Erblira Bici është pjesë e volejbollit italian prej vitit 2016. Ajo ka fituar Champions League dhe Kupën e Italisë me Novara.

Tv Klan



Të ngjashme