Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Procesi i paqes në Lindjen e Mesme është ndërprerë. Pala palestineze, ka thënë përsëri JO, për procesin e paqes të propozuar nga Klintoni. Vetë presidenti amerikan, të cilit i duhen edhe 13 ditë për të lënë Shtëpinë e Bardhë, në një forum për çështjen palestineze, në Nju Jork është shprehur:

“Unë nuk kam dashur që izraelitët dhe palestinezët të jenë dakord me çdo gjë që kam propozuar unë. Unë kam dashur t’i jap vendin e duhur si shtetit Izraelit, ashtu dhe autoriteteve dhe popullit palestinez, të cilët për një kohë të gjatë po rrotullohen në futbollin e politikës”.

Plani i propozuar dy javë më parë nga Klintoni i jep palestinezëve Gazën dhe një pjesë të bregut perëndimor të lumit Jordan, por nuk lejon rikthimin në Izrael të refugjatëve palestinez. Ndërsa në Izrael ka filluar fushata për zgjedhjet elektorale, e përqendruar mes ish-kryeministrit Ehud barak dhe ultranacionalistit Ariel Sharon, ndërsa në terren vazhdojnë luftimet./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori