Raportim Live
11:18, 12 Shkurt 2025

Dhjetëra qytetarë e punonjës të bashkisë në mbështetje të Veliajt

Punonjës të bashkisë e dhjetëra qytetarë u mblodhën para gjykatës në shenjë mbështetje ndaj kryebashkiakut. Me pankarta në duar ata brohoritën për ta përkrahur, ndërsa theksuan se proceset ligjore nuk duhet të përdoren për qëllime politike.

11:12, 12 Shkurt 2025

Momenti i mbërritjes në GJKKO

Kryebashkiaku Erion Veliaj doli nga blloku i sigurisë rreth orës 08:00 këtë të Mërkurë për t’u paraqitur në ambientet e GJKKO-së, atje ku mbërriti edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa e shoqëruar nga 2 efektivë policie.

download app
11:04, 12 Shkurt 2025

Përshëndetje lexues tvklan.al 👋

Në këtë raportim live do të ndiqni të gjitha zhvillimet sa i takon procesit gjyqësor me të cilin po përballet kryebashkiaku Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë. Pritet që pas rinisjes së seancës gjyqësore në orën 13:30, të njihemi me më shumë detaje për atë që po ndodh në sallë. Avokatët e Veliajt kanë kërkuar të shohin fashikujt hetimorë, ndërsa theksojmë se dosja në fjalë është tejet voluminoze.

9:42, 12 Shkurt 2025

Vendimi i Gjykatës: Erion Veliaj do të qëndrojë në burg, lirohet Ajola Xoxa

erion veliaj dhe ajola xoxa ne GJKKO