Caitlyn Jenner iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë nga mashkullore në femërore në moshën 65-vjeçare, pasi siç pohoi, e kishte kaluar gjithë jetën duke luftuar me këtë shqetësim.

Por ndërsa kanë kaluar 5 vite nga kjo ndërhyrje, Jenner thotë se nuk është penduar për asnjë moment dhe se tashmë ndihet tejet rehat dhe e lumtur.

“Thjesht erdhi momenti dhe unë mendova a ia vlente që Bruce ta kalonte gjithë jetën e tij në mëdyshje?! Unë kisha bërë shumë gjera të mira në jetë dhe e meritoja që të plotësoja dhe definoja veten ashtu siç ndihesha. Mendova se ishte një mundësi fantastike për të ndërruar gjininë, e madje të ndikoja edhe tek mënyra sesi njerëzit mendojnë dhe përballen me personat trans”.

Jenner sidoqoftë e pranon se pikëpamjet e saj republikane nuk përputheshin me ato të komunitetit LGBTQ. Madje ajo filloi që të mos ftohej më në ngjarje bamirësie ku më parë kishte marrë pjesë, por si Bruce dhe jo si Caitlyn.

“Në fillim mendova se mund të ndryshoja botën, por tani e kam kuptuar që të paktën kam arritur të ndryshoj një person…”.

Ndërkaq, për të paktën tre vitet e fundit, Jenner është angazhuar shumë fort në mbrojtjen e të drejtave të LGBTQ, si dhe ka dhënë ndihma financiare dhe bursa për studentë.

Caitlyn ka qenë e martuar me Kris Jenner dhe së bashku kanë dy vajza, Kylie dhe Kandell Jenner. /tvklan.al