Vigjilja e Krishtlindjeve do të ishte dita kur elektricisti 47 vjeçar Niko Shurdho nga fshati Tërrovë në rrethin e Korçës do të ndahej nga jeta e tij. Një defekt në linjën e tensionit të mesëm kishte lënë pa energji elektrike fshatin Sheqeras rreth 8 kilometra larg vendbanimit dhe punës të elektricistit.
Kaq do të mjaftonte që Nikoja ashtu siç e thërrisnin miqtë të merrte rrugën vullnetarë për në fshatin fqinj në ndihmë të kolegëve të vetë.
Në familje ka lënë babanë, nënën, gruan dhe dy vajzat. Pas shumë vitesh mundimi prej të verbëri të shoqes Irnës pas një ndërhyrje kirurgjikale i është rikthyer shikimi. Mjekët i kanë vendosur vetëm një kusht. Ajo nuk duhet të qajë.
Gruaja: Iku e nuk më la ndonjë porosi po më la dy vajza pa baba, më la dy pleq nga 80 vjeç, më la një barrë të madhe.
Pesha e rritjes së vajzave i ka mbetur babait 75 vjeçar Rrapi Shurdho, i cili është i vetmi që paguhet në familje pasi merr pensionin e partizanit.
Babai: Pas ka lënë babain, nënën e tij, gruan dhe dy vajza.
Gazetarja: Si paraqitet gjendja ekonomike juaj?
Babai: Po tani ç’të them unë gjendja jonë me rrogën. Me rrogën që marr unë e kalojmë tërë muhabetin.
I rënë në krye të detyrës, me këtë motivacion korporata elektroenergjetike shqiptare i ka akorduar familjes një fond ndihmë si dhe pagën mujore të punonjësit të vetë.
Ky është pra vendi ku u aksidentuan dy ditë më parë dy punonjësit e ndërmarrjes elektrike të rrethit të Korçës të cilët kishin ardhur këtu në Sheqeras për të riparuar linjën e tensionit të mesëm.
Këto dy shtylla kanë zënë nën vete Niko Shurdhon, i cili kishte hipur pror të riparuar pikërisht këto tela, por toka sipas specialistëve nuk ka mundur të mbajë dot peshën e dy shtyllave dhe të punonjësit të ndërmarrjes elektrike.
Sipas banorëve në këtë zonë ka përherë probleme me shtyllat gjë që dihet edhe nga ndërmarrja elektrike e rrethit. Njëri prej banorëve në fshatin Sheqeras pohon.
Banor i zonës: Kjo është tokë trofike. Këtu kot që i vënë, ato përsëri do bien. Një erë e lehtë të bjeri i rrëzon.
Gazetarja: Nuk ka ardhur asnjë specialist që ti mbikëqyrë, ti mbajë? Ti rregulloj?
Banor i zonës: Ishin ata. Këtu vijnë çdo ditë. Sa herë fryn erë ato do bien. Bien vazhdimisht ato.
Ai iku nga kjo jetë ditën kur festohej ardhja e Krishtit në këtë botë. U flijua or të sjellë dritën në fshatrat e fushës së Maliqit. Dikur kënetë ndërsa sot është shtrirë elektrifikimi me probleme. Në tokën e tharë me mundime uji është rishfaqur përsëri duke lënën në mëshirë të fatit krejt rrjetin e energjisë elektrike si një tjetër kërcënim për elektricistët e kësaj zone./tvklan.al