Një modele britanike ka ndërruar jetë pasi e mori vala e detit teksa ishte duke parë lindjen e diellit gjatë pushimeve.

Sinead Moodliar, 19 vjeçe, ishte me pushime në Afrikën e Jugut, në 26 Dhjetor dhe ishte duke qëndruar mbi një shkëmb në momentin që një dallgë deti e fuqishme i mori jetën.

19- vjeçarja, studente e filozofisë në Universitetin e Kembrixh, shkoi për të parë lindjen e diellit në Umhlanaga Rocks, një zonë plazhi afër Durban, por nuk u kthye më në shtëpinë e saj.

Dëshmitarët në vendngjarje, thanë se dëgjuan ulërima të mëdha në orën 5.15 të mëngjesit. Rojet e shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e saj nga deti dhe e dërguan në spital, por ajo vdiq një ditë më vonë, shkruan BBC.

Vdekja e saj u regjistrua si një aksident. /tvklan.al