Ndërron jetë 33-vjeçari që u plagos në atentatin mafioz

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet 33-vjeçari Genci Caci që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Durrës.

Genci Caci ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte marrë.

Ai po udhëtonte me mikun e tij Edison Harizaj 39 vjeç, kur makina e tyre Audi u sulmua me breshëri kallashnikovi nga persona të panjohur. 39-vjeçari Harizaj, i njohur dhe si “i forti” i Vlorës, ndërroi jetë në vend, kurse Genci Caci u dërgua në spital dhe ndodhej në vdekje klinike.

Në drejtim të makinës Audi që drejtohej nga 33-vjeçari Caci, u derdh një breshëri plumbash. Vetëm 4 kilometra larg vendit të atentatit, në Shën Vlash është gjetur më pas nga policia ky automjet i djegur i cili dyshohet se u përdor nga autorët.

Në vendin ku ndodhi atentati  nuk ka pasur kamera sigurie dhe mungonte ndriçimi gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet motivi i krimit të rëndë, por hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale. Edison Harizaj është vënë nën hetim për disa vrasje të ndodhur ndër vite në Vlorë që janë ende të pa zbardhura.

39-vjeçari është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë në 2011, por nuk u gjetën prova. Viktima njihet edhe si mik i Emiljano Shullazit, pasi në 2010 janë arrestuar të dy në Shëngjin për armë mbajtje pa leje. Po kështu Harizaj rezulton i dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer në vitin 1999-të. /tvklan.al 

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*