Ndërron jetë aktori 88-vjeçar, lë pas një djalë 3 vjeç

Ndërron jetë aktori 88-vjeçar, lë pas një djalë 3 vjeç

11:36 26/02/2020

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një nga ikonat e kinematorgrafisë greke, aktori Kosta Voutsas.

Një jetë të gjatë në skenë, me më shumë se 109 role në filmat dhe serialet më të suksesshme greke, Kosta humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e mundoi 20 ditët e fundit.

Kosta Voutsas

Ai la pas katër fëmijë nga tre martesa. Në vitin 2016 ai u martua me aktoren Aliki Katsavou, me të cilën ka një djalë 3 vjeç.

Aktori me bashkëshorten dhe djalin e tyre

Aktori legjendar siç e përshkruajnë mediat greke, ishte aktiv në skenë deri në muajt e fundit të jetës, edhe pse 88-vjeçar.

Aktori me bashkëshorten dhe djalin e tyre

Në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit në televizionin “Alpha”, bashkëshortja e tij u shpreh se në asnjë moment ai nuk e kishte menduar vdekjen dhe priste që të dilte shëndoshë e mirë nga spitali i Athinës. /tvklan.al

Aktori me djalin e tij
Aktori me bashkëshorten
Dy vajzat e aktorit dhe djali i porsalindur



Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi