Lista e skeçeve me protagonistë Fadil Hasën është e gjatë. Kujtesës së humorit shqiptar, aktori që ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare pas një sëmundje të lig, i dha shumë. Sot e kujtojmë me disa nga krijimet më domethënëse që shënjuan edhe karrierën e Fadil Hasës, “Sheqer sheqer”

Preku jo vetëm skenën e estradës por edhe të kinemasë me personazhe protagonistë dhe jo, interpretuar në të dyja rastet me mjeshtëri, si Shaban magazinieri të “Zëvendësi i grave”dhe Hekuran Romalini te “Mao Ce Dun”.

I pëlqyer dhe i duartrokitur nga publiku, karriera e Fadil Hasës lidhet vetëm me estradën e Durrësit qytetit ku jetoi deri në ditët e fundit të jetës së tij. Veshi kostumin e dhjetëra personazheve si aktor profesionist dhe bashkë-interpretoi me emra të njohur të humorit durrsak dhe kinemasë gjatë artit të realizimit socialist dhe post tij. Vitet e fundit i tërhequr nga skena, Fadil Hasa mbante titullin “Artist i Merituar” dhe disa çmime si aktori më i mirë dhënë në festivale të ndryshme të filmit.

Falënderimi i fundit Fadil Hasës do ti jepet paraditen e së Martës në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Tv Klan