Aktori i njohur britanik Sir Ian Holm ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai njihej për rolet e tij në filmat e njohur, sidomos në “Zoti i  unazave” (Lord of the Rings) me personazhin e Bilbo Bagginss.

Holm ishte nominuar edhe për çmimin Oscar. Lajmin e trishtë e dha agjenti i tij në një deklaratë.

“Ai vdiq paqësisht në spital pranë familjes”, tha ai.

Holm vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Ai njihej edhe për rolet në filmat e tjerë si “The Madnsess of King George”.

Gjithashtu ai ishte aktor i Teatrit Kombëtar britanik.

“Teatri Kombëtar e kujton atë si një aktor të jashtëzakonshëm ku me performancën si Mbreti Lear në 1997 la mbresa të jashtëzakonshme”, shkruan BBC./tvklan.al