Aktori komik meksikan, Ruben Aguirre, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Aguirre i dashur për miliona fëmijë dhe të rritur vdiq në shtëpinë e tij, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje.

Aktori ishte i njohur në rolin e tij si mësues, në serialin e gjatë televiziv për fëmijë , “El Chavo del Ocho” .

Aktori komik ka magjepsur audiencën e tij në rolin e Profesor “Jirafales”, pasi ai ishte shumë i gjatë dhe i dobët, duke u përshtatur më së miri me rolin.

Megjithatë në karrierën e tij nuk mbetet vetëm aktrimi, pasi ai ka punuar si spiker në radio, si dhe komentator i ndeshjeve me dema, një sport mjaft i dashur për meksikanët./tvklan.al