Ishte ylli i “Harry Potter” dhe “Peaky Blinders”

Nuk mundi ta fitojë dot betejën me kancerin aktorja britanike Helen McCrory. E dashur për publikun kryesisht për rolet e saj në serialin “Peaky Blinders” si Teze Polly, dhe të Narcissa Malfoy në tre filmat e Harry Potter, ylli i skenës dhe ekranit ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i McCrory, Damian Lewis, përmes një postimi në Twitter ku shkruante se ajo kishte vdekur paqësisht në shtëpi pas “një beteje heroike me kancerin”.

Çifti u martua në vitin 2007 dhe kishin dy fëmijë bashkë.

Njoftimi i ndarjes së parakohshme nga jeta e aktores preku gjithë fansat e saj të cilët shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale. Edhe profili në Twitter i Peaky Blinders iu dedikua menjëherë McCrory-t duke publikuar foton e saj dhe mesazhin e lamtumirës.

McCrory ishte e njohur edhe për porterizimin që i bëri Cherie Blair në filmin “The Queen” apo të Mama Jane në “Hugo” të Martin Skorcezes.

Tv Klan