Saturnino de la Fuente burri më i vjetër në botë sipas librit të rekordeve Guinness ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 112 vjeçare. De la Fuente vdiq në shtëpinë e tij në Leon, një qytet i Spanjës veriperëndimore.

Ai kishte lindur në një lagje të Leonit në 11 shkurt 1909, dhe u shpall nga Libri i rekordeve Guinness si burri më i vjetër në botë  sepse kishte mbushur plot 112 vite. De la Fuente ishte këpucar dhe filloi të punonte në moshën 13 vjeçare në një kompani këpucësh, tregojnë mediat spanjolle.

Ai i kishte mbijetuar gjithashtu gripit spanjoll i cili u përhap dhe la mijëra viktima në 1918, bashkë me bashkëshorten e tij Antonia me të cilën kishte 7 vajza, 1 djalë dhe 22 nipër dhe mbesa. Saturnino de la Fuente pritej të festonte 113 vjetorin muajin e ardhshëm./tvkan.al