Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, i mituri me iniciale D.Z. ishte në kopësht privat kur shfaqi komplikacione dhe menjëherë u dërgua në spital. Fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në lagjen Nr.4 të Durrësit.

Bluzat e bardha pritet të evidentojnë shkakun e komplikacionit që çoi në humbjen e jetës së 3-vjeçarit.

/tvklan.al