Ish-presidenti iranian Ali Akbar Hashemi Rafsanji, një figurë dominuese në politikën e vendit që prej vitit 1980, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sipas raportimeve shkaku që ai vdiq ishte një atak në zemër.

Ai ka qenë presidenti i Iranit nga viti 1989-1997 dhe më pas humbi me Mahmoud Ahmadinejad kur rikandidoi në vitin 2015.

Megjithëse Rafsanjani ka qenë pjesë e një regjimi fetar, gjithnjë ka qenë i hapur ndaj lidhjeve me perëndimin.

Në rolin e tij të fundit ai ka shërbyer si “koka” e Këshillit të Përshtatshmërisë, i cili përpiqej të zgjidhte debatet midis parlamentit dhe Këshillit Mbrojtës.

Ai ka qenë anëtari i 12-të, një forcë dominonte në Iran që përfaqësonte kushtetutën, gjë që e s’kualifikoi në garën e vitit 2013 si kandidat reformist.

Rafsanjani e deklaroi lëvizjen si “injorante”, duke thënë: “Nuk mendoj se mund të kishte qeverisje më të keqe se kjo për vendin tonë”.

Më pas ai i dha mbështetjen e tij kandidatit fitues, Hassan Rouhani, i cili kandidoi nën sloganin “moderim dhe maturi” ku tërhoqi dyshimet e një pjese të ashpër të popullsisë.

Pas humbjes së tij në vitin 2005, Rafsanjani u bë haptazi kritik ndaj presidentit Ahmadinejad.

Në vitin 2009, ai u rreshtua me reformatorët të cilët donin të diskutonin zgjedhjet e atij viti edhe pse Ahmadinexhad fitoi një mandat të dytë.

Rafsanjani ishte midis atyre që bënë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe lirive më të mëdha politike për partitë të përgatitura për të punuar në kuadër të kushtetutës.

Rrjeti shtetëror Irinn, njoftoi të dielën se Rafsanjani kishte “vdekur pas një jete luftimesh dhe përpjekjesh të vazhdueshme në përputhje me përmbushjen e qëllimeve të Islamit dhe revolucionit”./tvklan.al