Bota e kinematografisë është në zi. Ditën e stome ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Sir Sean Connery. Aktori skocez ka qenë i pari që ka luajtur rolin e James Bond.

Plot shtatë filma me Agjentin 007 ka luajtur Connery, duke qenë i pari që solli për publikun personazhin triller të filmave me spiunë. Connery ka një karrierë që ka zgjatur me dekada dhe gjithë këto vite janë shpërblyer me çmime të mëdha.

Ai ka fituar një herë çmimin Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes. Connery konsiderohet si aktori më i mirë që ka luajtur rolin e Agjentit 007.

Filmat e tjerë të Sir Sean Conney të njohur botërisht janë “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.

Në vitin 2000, ai mori titullin Kalorës nga mbretëresha Elizabetë e Britanisë./tvklan.al