Lajmin për vdekjen e Eric Carmen në moshën 74-vjeçare e dha familja e tij

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare këngëtari i hitit të njohur ‘All By MyseLf’ Eric Carmen.

“Eriku ynë i ëmbël, i dashur dhe i talentuar ndërroi jetë në gjumë, gjatë fundjavës”, tha gruaja e Carmen, Amy në një deklaratë në faqen e tij zyrtare pa dhënë shkakun e vdekjes së tij.

I lindur në Ohio, Carmen u bë i famshëm si lideri i grupit pop-rock të viteve 1970, “The Raspberries”. Ata publikuan albumin e tyre debutues Raspberries në 1972, me këngë që kryesuan listat muzikore në botë duke përfshirë edhe hitin  ‘Go All The Way’. Pas shpërbërjes së grupit në vitin 1975, Carmen ndërtoi karrierën solo.

Ndër këngët për të cilat ai është më i njohur është ‘All By Myself’, e cila më vonë u bë një nga hitet më ikonike kur vendosi që edhe Celine Dion ta këndonte atë. Si tekstshkrues, Carmen krijoi hite duke përfshirë ‘Almost Paradise’ nga kolona zanore e filmit ‘Footloose’, si dhe ‘Never Gonna Fall In Love Again’ dhe ‘Make Me Lose Control’.

74-vjeçari la pas gruan dhe dy fëmijët, Kathryn dhe Clayton.

Klan News