Komediani mjaft i njohur Jerry Stiller, ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur djali i tij, aktori Ben Stiller në Twitter, i cili e konsideroi atë si një baba dhe gjysh të shkëlqyer.

“Jam i trishtuar të them që babai im ndërroi jetë nga shkaqe natyrale”, shkruan aktori.

Jerry lindi në New York në vitin 1927 dhe ka një karrierë tepër të gjatë me role të ndryshme në skenë dhe ekran, ku shpesh ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anne Meara.

Stiller u shfaq me djalin Ben në disa filma, mes tyre “Zoolander”, “Zoolander 2” dhe “The Heartbreak Kid”.

Megjithatë për shumë njerëz, ai do të mbahet mend si babai në ekran, i Jason Alexander në “Seinfeld”, një rol që ai e luajti për gjashtë vjet./tvklan.al