Ndahet nga jeta në moshën 86- vjeçare mjeku Polikron Çelo. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Polikron Çelo, ia kushtoi karrierën e tij jetës së fëmijëve. Ai gjithashtu ka drejtuar Shërbimin e Nefrologjisë si dhe Spitalin e Fëmijëve si dhe ka qënë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë.

Homazhet do bëhen në hotel “Internacional” ditën e nesërme afër ish-lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12:30.

Varrimi do bëhet në Sharrë po nesër në orën 13:00.

/tvklan.al