Christopher Plummer, aktori i njohur kanadez ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Ai njihet më së shumti për rolin e kapitenit Von Trapp në filmin “The Sound of Music”.

Ai fitoi çmimin Oscar në vitin 2012 për çmimin Begginers. Po ashtu është nominuar dy herë për Oscar për filmat Last Station në 2010 dhe All the Money in the Ëorld në 2018.

Ai ka marrë pjesë në dhjetëra filma të tjerë. Plummer ka luajtur rolin e Sherlock Holmes në filmin Murder By Decree. I njohur është edhe për rolin tek Pink Panther.

Sipas informacioneve Plummer vdiq paqësisht në shtëpinë e tij. “Një njeri i jashtëzakonshëm, i cili e donte me gjithë zemër dhe e respektonte profesionin e tij”, tha menaxheri i tij prej 46 vitesh Lou Pitt.

Plummer ka debutuar në industrinë e filmave me filmin Stage Struck në vitin 1958./tvklan.al