Një nënë 25-vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin e Elbasanit. Mësohet se nëna shtatzënë kishte shfaqur shqetësime shëndetësore në shtëpi dhe ishte nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ajo i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk ka mundur të mbijetojë. Megjithatë mjekët kanë arritur që të shpëtojnë fëmijën.

Dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një arrest kardiak. Burime nga materniteti i Elbasanit pohuan se gruaja erdhi pa ndjenja në spital dhe me gjithë ndërhyrjen e shpejtë, nuk mundi të mbijetojë.

Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

/abcnews.al