Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur i plagosur me thikë 23 vjeçari Regis Runaj, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./tvklan.al