Ndërron jetë nga Covid 28-vjeçarja shtatzënë



Ndërron jetë nga Covid 28-vjeçarja shtatzënë

17:00 17/11/2020

Gruaja trajtohej në spitalin Covid 1

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë paraditen e të martës si pasojë e infektimit me Covid-19. 28-vjecarja është e para shtatzënë që ndërron jetë në vend si pasojë e virusit pandemik.

Ajo ishte në muajin e 5 të shtatzënisë dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve në spitalin Covid 1, nuk ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin.

Që prej nisjes së qarkullimit të Covid-19 në vendin tonë janë infektuar me dhjetëra gra shtatzëna, por të gjitha ia kanë dale ta mposhtin sëmundjen. Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar deri më sot 633 viktima të moshave të ndryshme, më e reja 21 vjeç.

Tv Klan






Të ngjashme