Qeveria e shpall këtë të hënë, ditë zie kombëtare

Nuk ia ka dalë ta fitojë betejën me Covid deputeti socialist dhe ish-kryeministri Bashkim Fino, që në moshën 58-vjeçare është ndarë nga jeta këtë të hënë. Fino ishte prekur nga Covid-19 prej disa javësh dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Fino ka një karrierë të gjatë politike si përfaqësues i Partisë Socialiste. Në vitin 1992, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Në vitin 1997, do të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, si një figurë e pranuar nga të gjitha palët, detyrë të cilën e ushtroi nga muaj Mars deri në Korrik të atij viti.

Pas kësaj, Fino ka qenë vazhdimisht pjesë e qeverive socialiste. Nga vitit 1997 deri në 1998, Bashkim Fino ka ushtuar detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 ishte Ministër i Pushtetit Lokal, me pas Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit, ndërsa nga viti 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste në të gjitha legjislaturat që nga zgjedhjet e Korrikut 1997 deri në zgjedhjet e 2017.

Në 25 Prill, ai ishte sërish kandidat për deputet, i renditur i katërti në listën e Partisë Socialiste në Fier.

Aktualisht, Bashkim Fino ishte anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Qeveria e shpalli këtë të hënë ditë zie Kombëtare, ndërsa të gjitha palët politike ndërprenë fushatën në shenjë nderimi për të.

Tv Klan