Këngëtari i njohur, Bruce Williamson i grupit amerikan “The Temptations”, ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pasi u diagnostifikua me Covid-19.

Këtë lajm e ka dhënë menaxherja e tij Anta Ealy për USA TODAY. Ai u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare në spitalin Mountain View në Las Vegas.

“Nuk ka fjalë në botë që mund të shprehin se si ndihem tani. Të dua babi faleminderit që ishe i mrekullueshëm, faleminderit që ishe i dashur, faleminderit që ishe ai që ishe. Ne do të takohemi përsëri”, shkroi Bruce Alan Williamson Jr, djali i këngëtarit. /tvklan.al