Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë njëri nga dy kushërinjë që u plagosën një natë më parë në zonën e Bathores në periferi të Tiranës. Viktima është Valter Kalaveri, 31 vjeç. Ai nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra pas një konflikti me një person tjetër në një nga lokalet e zonës. Kushëriri i tij 28-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT.