Ende herët për të lehtësuar masat e karantinës

Në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat kundër Covid-19. Këtë të enjte raportohet për një viktimë dhe 33 raste të reja me koronavirus.

“Gjatë ditës së nesërme do t’i analizojmë rastet e reja të diagnostikuara dhe do të marrim vendime, për momentin mbeten në fuqi të gjitha masat dhe u bëj thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat”, tha ministri i Shëndetësisë.

MSH-ja njofton se sot janë konfirmuar 33 raste të reja me COVID-19.

Konform të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 shkon në 1572, numri i pacientëve të shëruar është 1079, ai i viktimave 89, kurse për momentin numri i rasteve aktive është 404.

Në nivel vendi deri më tani janë kryer 18.168 teste.

Tv Klan