Një person dyshohet se ka ndërruar jetë në Pogradec si pasojë e temperaturave të ulëta. Gazetarja Daniela Zisi mëson se viktima është 70-vjeçari L. Pilinxhi. Policia njoftoi se e gjeti të pajetë të moshuarin në afërsi të tregut. Në trupin e tij nuk kishte shenja dhune.

“Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Pavarësisht dyshimeve se vdekja ka ardhur si shkak i temperaturave të ftohta pritet ekspertiza mjeko ligjore për ta përcaktuar shkakun e saktë. Mësohet se viktima kishte vite që banonte në Pogradec, por ishte me origjinë nga Korça./tvklan.al