Pacienti 69-vjeçar që u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv të martën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Për fat të keq, nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të rënda që kishte pësuar si pasojë e rënies nga lartësia.

69-vjeçari R.Grendi mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë pasi u hodh nga Spitali Infektiv. Mjekët i dhanë ndihmën e menjëhershme, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

69-vjeçari ishte shtruar prej disa ditësh në spital pasi ishte infektuar me Covid-19.

Ky është rasti i katërt kur pacientët me koronavirus vetëflijohen duke u hedhur nga lartësia. Tre rastet e mëparshme kanë ndodhur në Sanatorium, që shërben si spitali Covid 2. /tvklan.al