Gjykata e Fierit ka urdhëruar pezullimin nga detyra për dy mjekë të Urgjencës në spitalin e këtij qyteti, ndërsa për një mjek të tretë është dhënë vendimi detyrim paraqitje.

ABC News raporton se janë pezulluar nga detyra mjekët Blendi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj për mjekim të pakujdesshëm. Tre mjekët janë nën hetim pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e një pacienti që humbi jetën në reanimacion.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta sepse pacientit nuk iu bë autopsia pasi u nda nga jeta. Mjeku i tretë, Viktor Gjini, ndaj të cilit është vendosur detyrim paraqitje, akuzohet për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

/tvklan.al