Jules-Bianchi

Jules Bianchi, piloti francez 25 – vjeçar i Formula 1 nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra 9 muaj më parë, gjatë garave të çmimit të madh të Japonisë në Suzuka.

Ai ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spitalin e Nisës në Francë, ku kurohej në gjendje kome prej plagëve të marra Tetorin e vitit të kaluar.

“Jules luftoi deri në fund, ashtu siç ka bërë gjithnjë, por sot beteja e tij mori fund”, ishte kjo deklarata me të cilën familjarët njoftuan ndarjen nga jeta të pilotit.

Momenti fatal i aksidentit ndodhi në garën e 5 Tetorit 2014 në Suzuka. Ai doli nga pista me automjetin e tij Ferrari.

Me një shpejtësi 126 km/orë, goditi në pjesën e pasme një fadrome, që po largonte nga pista një tjetër garues të aksidentuar, pilotit Adrian Sutil me Sauberin e tij. Bianchi mori plagë të rënda në kokë, prej të cilave nuk arriti kurohej pas 9 muajsh në koma.

I konsideruar “një yll në rritje”, Bianchi është i pari pilot që humb jetën nga aksidentet në pistat e Formula 1 prej vitit 1994, kur tre herë kampioni i botës Ajrton Sena, vdiq prej plagët e rënda nga përplasja në pistën e Imolas në Itali.

Tv Klan