Një ditë pas shpërthimit të gazit në një byrektore në zonën e ish- bllokut në Tiranë, pronari i byrektores Shkëlqim Plaku ndërroi jetë në spitalin e Djegie Plastikës.

Lajmi u pohua nga policia e kryeqytetit e cila tha se Plaku ndërroi jetë në gjatë orëve të para të mëngjesit. Edhe pse në momentet e para të ngjarjes, Plaku nuk ishte në gjendje të rëndë, mjekët thanë se plagët që kishte marrë erdhën duke u rënduar.

50 -vjeçari, kishte marrë plagë djegieje në trup dhe në fytyrë. Plaku u plagos pasi dhe mori djegie, në momentin kur hapi dyqanin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas shpërthimit të gazit.

Ekspertët e zjarrfikësve dhe të Inspektoratit Qendror Teknik thanë se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Kjo pasi Plaku dyshohet se kishte harruar hapur sobën e gazit me të cilën gatuante. Ekspertët e Inspektoratit Qendror Teknik konkluduan se bombola gazit ishte e rregullt dhe e certifikuar.

Tv Klan