Ministria e Mbrojtjes: Po e hetojmë ngjarjen

Ushtaraku shqiptar Xhevahir Jazaj ka ndërruar në rrethana ende të paqarta në Afganistan. 45-vjeçari ishte pjesë e Batalionit 2 në Herat dhe mbante gradën Major.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila thotë se po heton shkaqet e vdekjes se si ka ndodhur. Ajo thotë se ka marrë informacion për ngjarjen rreth orës 22:40 të së martës së bashku me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosur. Komanda Shqiptare në Heart pritet të sjellë informacione shtesë rreth vdekjes së Xhevahir Jazajt, i cili shërbente prej vitesh në Forcat e Armatosura.

Jazaj ishte pjesë e misionit shqiptar në Afganistan dhe ishte i angazhuar vetëm për ruajtjen e disa zonave. Ky është rasti i dytë që një ushtarak shqiptar humbet jetën në Afganistan. Në vitin 2012-të, Kapiten Feti Vogli, pjesë e misionit të NATO-s u vra, ndërsa mbeti i plagosur Aleksandër Peçi. Feti Vogli u qëllua nga një taleban i infiltruar mes Forcave Afgane dhe ishte pjesë e batalionit të forcave speciale.

Tv Klan