Ndërtimet në bregdet, IKMT kallëzon kryebashkiakun e Lezhës

Ndërtimet në bregdet, IKMT kallëzon kryebashkiakun e Lezhës

14:59 20/06/2019

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Lezhës Frran Frokaj dhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit Sokol Toma.

Sipas IKMT, Frrokaj dhe Tima kanë dhënë leje për ndërtime të paligjshme përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit.

“Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT. Këto veprime, hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të Bashkisë Lëzhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik”, thotë IKMT në njoftimin e saj. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT Doktori