Klos-Mat | Lejuan që të kryenin ndërtime të kundërligjshme, procedohet penalisht Kryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

Miklel Velsula 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Fatmir Selaj, 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe Kadri Dema, 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos./tvklan.al