Vështirë pas një radhe të gjatë të kesh një telefon në shtëpi, por vështirë është dhe t’a mbash atë. Difektet e shpeshta në rrjet duket se janë shtuar më shumë këto vite megjithëse numri i telefonave në tiranë ka arritur shifrën 60 mijë, ankesat e abonentëve për prishjen e telefonit shënojnë 200 në ditë. Sipas zyrës teknike, difektet më të shumta ndodhin mbi gërmimet dhe punimet mbi kabllot e telefonit, por dhe ne centralin automatik ka difekte.

Në kabllo për shkak të amortizimit. Ndërsa abonentët që telefonin e tyre e kanë të lidhur në linjë ajrore, vetëm në kohë shirërash dhe erërash mund të kenë shkëputje. Banorët ankohen për kohëzgjatjen e rregullimit të telefonit duke ia hedhur fajin teknikëve. Ndërsa specialisti për rrjetin urban Luan Kodhe, thotë:

“Ka probleme me të tretët, ndërtimet që bëhen me leje apo pa leje, kabullit këputet dhe nuk na lejojnë që t’a riparojmë. Njëherë është policia sepse nuk kemi leje për të punuar në rrugë ku ose duhet të punosh natën ose pasdite. Më pas nuk të lejon qytetari.”

Në kontratën me Telekom, abonentit i bëhet e ditur koha e eliminimit të difektetit. Brenda një javë për një difekt nga kutia deri tek shtëpia. Ndërsa kur kërkohet ndërhyrja e specialistëve në difektet e rënda, koha është e papërcaktuar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti