Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

25 Tetor afati i përfundimit të punimeve të fazës së parë të Natos mbi Aeroportin e Rinasit përpara fillimit të shirave. Infrastruktura e Aeroportit të Rinasit e ndërtuar që në vitet ‘50 për trafik të lehtë dhe normal është dëmtuar mjaft gjatë muajve të fundit në kohën e luftës në Kosovë, ku numri i flururimeve ajrore ushtarake dhe i ndihmave humanitare ishte mjaft i madh, ndaj dhe rrugëve ndihmëse të aeroportit u dëmtuan.

Kështu Natoja filloji riparimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë zonën e aeroportit. Përpara hyrjes në aeroport apo në dalje të tij është rindërtuar komplet sipas standarteve europiane 7 km rrugë për një trafik të rëndë, gjë e cila ka kushtuar 1.3 milion dollarë. Gjithashtu në pjesën e brendshme të aeroportit forcat amerikane kanë shtruar dhe rregulluar një rrugë lidhëse nga pista ulëse në vendparkimin e avionëve. Një rrugë e cila përfshin 22 m gjerësi.

Shefi i punimeve Peter Uetsel trgon projektin çfarë është bërë deri tani dhe ç’ka mbetur ende për të punuar.

Peter Uetsel, Shefi i punimeve në Rinas:- “Taks ëaiter janë këto rrugë lidhëse të cilat janë ngritur për të përballuar ulje avionësh me tonazh të rëndë. E vështirë mbetet ulja e Boing 747, pasi kjo pistë nuk është e gjatë tamam për të. Ne jemi duke punuar për rrugën tjetër lidhëse që është 18 metra e gjerë dhe shërben për ulje avionësh civil”.

Ndërsa shefi i zyrës së kontaktimit tregon më hollësisht anën totale të shpenzimeve të cilat arrijnë shifrën treçerek million dollarë. Ai shprehet se është arritur faza e projektit, kjo është edhe faza e parë për këtë vit, tre fazat e tjera do të ndërmerren vitin e ardhshëm, dy prej të cilave do të mbulohen nga UNHCR dhe e fundit do të jetë sërisht Nato. Të katër fazat kapin shifrën 3.2 milion dollarë.

Dy firma shqiptare janë ato që kanë fituar tenderin. Përveç shtesave dhe zgjerimeve të vendqëndrimeve të avionëve civil e ushtark të cilat do të lehtëojnë kontrollin mbi trafikun ajror, ushtarakët punëtor të Natos vërejnë edhe mjaft mangësi të tjera të këtij aeroporti. I vetmi aeroport pa radar dhe sistem ndriçimi. Arsye të cilat bëjnë mjaft të vështir uljet natën në këtë aeroport./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti