unaza e re

Brenda vitit 2016 pritet të përfundojë ndërtimi i lotit të parë, pjesë e projektit të Unazës së Re prej 1.5 km në kryeqytet. Ky lot shtrihet nga kthesa pranë “Shkollës Teknologjike” deri tek mbikalimi i Selitës.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë inspektimi të punimeve. Veliaj tha se projekti Unazës së Re ka nevojë për më shumë fonde dhe se problem kryesor janë shpronësimet.

Pjesë tjetër e papërfunduar është edhe loti 2, që shtrihet nga mbikalimi i Selitës deri tek “Komuna e Parisit” me një gjatësi prej 640 metra. Vlera e investimit për rrugën nga zona në afërsi të “Shkollës Teknologjike” deri në “Komunën e Parisit” sipas Autoritetit Rrugor shqiptar shkon në 2.2 mld lekë.

Tv Klan