272 milionë lekë janë investuar nga buxheti i shtetit për ndërtimin e shkollës profesionale Hoteleri-Turizëm në Tiranë, që përgatit afro 1000 nxënës çdo vit. Shkollën e re e vizitoi edhe Kryeministri Edi Rama.

Unë kam qenë këtu, ishte një degradim i madh”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndërsa Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen tha: “Kjo është faza e parë e projektit. Këtu ka qenë një godinë e vjetër e ndërtuar që në vitin 59 me laboratorë të teknologjisë ushqimore. Ajo godinë është rrëzuar totalisht dhe është ndërtuar e re me dy kate ku ofrohen të gjithë laboratorët, po ashtu investim i qeverisë shqiptare”.

Sipas kreut të qeverisë është specifika e kësaj shkolle që e bën mjaft të kërkuar në treg.

Shkollat e turizmit në vendet që po marrim zhvillim turistik janë super të kërkuara dhe super të rëndësishme. Pavarësisht situatave që po ndodhin, përsëri numri i turistëve duket se vazhdon të rritet dhe nga hyrjet që kemi parë tani në muajin maj jemi më lart se vjet.”

Së shpejti do të nisë edhe faza e dytë e projektit, që parashikon bashkimin e shkollës së vjetër me shkollën e re, si dhe shtimin e laboratorëve profesionale.

Tv Klan