Britania e Madhe ende nuk ka marrë  mësime nga filmat e dikurshëm horror, pasi po planifikon të ndërtojë një hekurudhë mbi rrënojat e një kishe mesjetare. Por ky projekt ka shkelur në “dërrasë të gabuar”, pasi është përzier me shtriga dhe shpirtra të errët.

Sipas arkeologëve që punojnë në Stoke Mandeville, një fshat që gjendet pranë vendit ku do të  ndërtohet hekurudha, një  gërmim ka zbuluar gurë të gdhendur me rrathë dhe figura të panjohura, që besohet të jenë simbole shtrigash.

Këto shenja, që duken si vijat e një rrote, krijoheshin të  “largonin shpirtrat e këqij duke i bllokuar ata në një labirint të pafundmë” shkroi në një deklaratë një zyrtar i projektit.

Michael Cord, kryetari i grupit arkeologjik, tha se simbolet e pazakonta na ofronin një “dëshmi mahnitë se si mund të kishte qenë e shkuara e një zone që është humbur nga historia”. Kisha në  fjalë, e quajtur Shën Mëria, është ndërtuar në 1070 si një kishës private e lordit Stoke Mandeville, në  Buckinghamshire të Anglisë, sipas deklaratë s.

Kisha u zgjerua në vitin 1340, për t’i shërbyer fshatarëve të zonës si strehim, dhe u rrënua në 1860 kur një kishë e reu krijua pranë qytetit. Por, gjatë gërmimeve në zonë, ekipi arkeologëve gjeti shumë rrënoja që ishin në gjendje të mirë, me mure të larta gati 1.5 metër dhe dysheme të paprekur.

Simbolet e shtrigave ishin gdhendur në dy gurë të ndryshëm, njëra në nivel me tokën, tjetra më lart. Në bazë të vendndodhjes pranë tokës, figurat radiale nuk besohet të jenë përdorur si orë diellore, pasi të tilla figura, sipas arkeologëve, pozicionohen në dyert jugore të kishave .

Këto simbole nuk e shpëtuan kishën Shën Mëria nga rrënimi, por duket se shtrigat e ditë ve të  sotme mezi presin të hipin në  trenin e ri dhe riorientojnë rrugë timin e tyre larg nga Stoke Mandeville./tvklan.al