Ndërtohet memoriali në vendin ku mbeti i vrarë Azem Hajdari (15 Nëntor 1998)

Ndërtohet memoriali në vendin ku mbeti i vrarë Azem Hajdari (15 Nëntor 1998)

11:32 15/11/1998

Në vendin ku në 12 Shtator, si pasojë e një atentati mbeti i vrarë Azem Hajdari me truprojën e tij, po ndërtohet një lapidar. Të afërmit, miq dhe simpatizantë të ish liderit të Lëvizjes Studentore kanë kontribuar që në kujtim të veprës dhe personalitetit të Hajdarit të ngrihet ky memorial. Lapidari që po ndërtohet do të jetë i lartë mbi 2 metra ku ka formën e dy gishtave si shenjë simbolizuese dhe anash lapidarit do të jetë një kënd i veçantë ku do të mund të ndizen qirinj. Lapidari do të jetë i tëri në mermer por ende nuk dihet nëse ky memorial, më i madhi i ndërtuar ndonjëherë në kryeqytet, do të jetë një monument i ruajtur nga shteti.

Pamje nga vendi ku u vra Azem Hajdari, memoriali./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT