Një 46-vjeçar nga Saranda është ndaluar nga autoritetet policore atje. I ndaluari ishte shpallur në kërkim pasi i vuri zjarrin një kioske që e kishte pa leje.

“Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 07.12.2018, ku në vendin e quajtur “Tre Ishujt” Ksamil, gjatë ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës Administrative Gjirokastër është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse”,

thotë policia në një njoftim për mediat.

Policia sqaron gjithashtu se 46-vjeçari, në vijim të veprimeve të kundraligjshme, e prishi kioskën duke i vënë zjarrin.

/tvklan.al