Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët janë kapur duke ndërtuar pa leje në breg të detit. Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë Aleks Prroni dhe Pllumb Margjokaj për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim i tokës”.

Margjokaj mësohet se ka qenë i dënuar më parë në fushën e narkotikëve, por këtë herë është arrestuar pasi në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, ka ndërtuar një lokal pa leje.

Nga ana tjetër mësohet se Prroni ra në pranga pasi në Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik.

Policia e Durrësit thekson se aksioni për të zbuluar ndërtime pa leje do të vijojë dhe nuk do të lejohet ansjë qytetarë të shkelë ligjin./tvklan.al